Telenews

Nora Gjakova zgjidhet anëtare e Komisionit të Sportistëve në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos

Kampionia olimpike kosovare në xhudo, Nora Gjakova, ka arritur një sukses të ri jashtë tatamit.

Të enjten, ajo u përzgjodh si anëtare e Komisionit të Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), me propozim të Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate.

Mandati i saj është katërvjeçar dhe fillon menjëherë.

Federata e Xhudos e Kosovës ka përshëndetur këtë arritje, duke theksuar kontributin e Gjakovës si kampione olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, dhe duke vlerësuar përkushtimin dhe eksperiencën e saj që do ta bëjnë atë një përfaqësuese të shkëlqyer të sportistëve në nivel global.

Të ngajshme

Barcelona kualifikohet në fazën tjetër të Kupës së Mbretit

Valjeta Turkaj

Operacion 35 milionësh, Juventus ia rrëmben Milanit objektivin e merkatos

KushtrimGuraj

Ylli i Man Cityt drejt largimit përkundër dëshirës së Pep Guardiolas

KushtrimGuraj