Telenews

Nxënësja e shkollës Maarif zë vendin e parë në Garat Kombëtare të Fizikës!

Diarta Çollaku, nxënëse  e shkollës International Maarif Schools of Kosova– Dega në Prizren, ka fituar vendin e parë në Kategorinë e Shkollave të Mesme të Ulëta në Garën Kombëtare të Fizikës 2025, duke u shpallur nxënësja më e suksesshme në gjithë Kosovën.

Duke u dalluar me njohuritë dhe aftësitë e saj të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve, Diarta Çollaku u nderua me certifikatë dhe çmim në ceremoninë e organizuar nga Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave Natyrore.

Si International Maarif Schools of Kosova, e përgëzojmë nga zemra nxënësen tonë për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe jemi krenarë të mbështesim përparimin e saj në fushën e shkencës.

Një falënderim i veçantë shkon për mësuesen tonë, Enisa Vuçitërna, për përkushtimin e saj në përgatitjen e nxënëses sonë drejt këtij triumfi.

Të ngajshme

Dy objektet e reja po i bashkohen super-kompleksit “Linda” nga Al Trade në Fushë Kosovë

Donat Hashani

Barbary aty ku shija moderne takohet me elegancën e thjeshtë

Valjeta Turkaj

Ari Rent a Car – Ti zgjedh destinacionin, ne të japim veturën!

Valjeta Turkaj