Telenews

Orges Shehi largohet nga Ballkani, ky do të jetë trajneri që do t’i drejtojë therandasit

orges-shehi-largohet-nga-ballkani,-ky-do-te-jete-trajneri-qe-do-t’i-drejtoje-therandasit

Orges Shehi largohet nga Ballkani, ky do të jetë trajneri që do t’i drejtojë therandasit

Orges Shehi do të largohet përfundimisht nga Ballkani. Ndonëse mungon vetëm zyrtarizimi, trajneri shqiptar është përshëndetur tashmë me ekipin nga Suhareka, pak ditë pas humbjes së papritur nga Drenica, mëson “Gazeta Express”.

E drejtuesit e klubit Portokalli e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Më saktësisht, përkohësisht tri herë kampionin e Kosovës do ta drejtojë trajneri i gjeneratave të reja të këtij klubi, Edon Gashi.

Ky i fundit do të jetë në krye të therandasve për pesë xhiro derisa të përfundojë pjesa e parë e sezonit. Më pas, gazeta mëson se ekipin që e shkroi historinë në Evropë, në dore do ta marrë trajneri kroat, Zoran Zekiq, i cili njihet për punën që e bëri në Shqipëri, ose trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi.

Aktualisht, Ballkani është i dyti në tabelë me 23 pikë, tri më pak se liderja – Prishtina, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/

Të ngajshme

Kualifikimi direkt, “play-off”-i dhe mbetja jashtë, matematikat e Kosovës drejt Botërorit

KushtrimGuraj

Ancelotti: Jam i sigurt që Cristiano Ronaldo do t’i arrijë 1 mijë gola, pres të festojmë bashkë

KushtrimGuraj

Barcelona i reagon Federatës spanjolle rreth trajtimit të Lamine Yamalit

KushtrimGuraj