Telenews

Osmani përkujton ish-presidentin Rugova: Trashëgimia e tij është testament për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në ditëlindjen e tij.

Ajo ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e ish-presidentit Rugova.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ai mbetet frymëzim i përhershëm.

“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore. Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike. Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!”, ka shkruar Osmani.

Të ngajshme

Aksident zinxhir në SHBA, përfshihen 45 makina, shkak stuhia e borës

Erzana Fazliu

Me fustan të çarë, Rita duket e paparë

Erzana Fazliu

Dy punëtorë të KEDS-it lëndohen nga rryma gjatë punimeve në Gjilan

Valjeta Turkaj