Telenews

Pacolli tregon historinë e njohjes me Naim Murselin: Njerëzit e ligë i keqpërdorën fotografitë

Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli, ka folur lidhur me historinë e njohjes me Naim Murselin, që dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij, Liridonës. Vrasja u krye fiks para një viti.

Pacolli rrëfeu se Murselin e kishte njohur gjatë një tubimi partiak në Gjakovë. Thotë se prindërit e tij i ishin afruar dhe ia kishin prezantuar, duke shtuar se e kishte impresionuar rrëfimi i tij për operacionet që kishte kaluar.

“… isha në Gjakovë me një takim partiak dhe babai i tij më erdhi, edhe nana më duket, me këtë djalosh dhe thotë ky është i dashurum në ju. Thotë ky njeri i ka krejt fotografitë e juaja edhe flet vetëm për ju. Unë e marr edhe ia qes dorën edhe ai më tregon aty që e ka pas një operacion në zemër si i ri, një operacion me zemër kogja të hapur edhe më bani impresion ajo mua”, tregon Pacolli.

Më pas thotë se kjo familje ishte shpërngulur në Suedi, e pasi Naimi ishte kthyer në Kosovë gjatë kohës sa ky ishte Ministër dhe i kishte thënë disa këshilla për website’in e Ministrisë.

Pacolli thotë se e kishte nominuar si këshilltar të jashtëm, vetëm që ai të mos kishte pengesa që të hynte në objektin e ministrisë.

“Kur isha ministër, ai vjen aty edhe mi jep disa tipe, këshilla si me e ba…në Ministri nuk kam gjet asgjë, as nuk kam gjet një ëebsite sic duhet, as këto mënyrat e komunikimit modern s’kanë ekzistu fare. Edhe thom ti a mundesh me ba dicka, thotë po unë mundem. Ai i ka pas do lidhje me një kompani, me disa të rinj në Bangladesh që punonin këtë. I thom ani hajde bë dicka, unë ty të paguaj prej MABETEX’it…Kështu edhe MABETEX’it, firmës time ia bën këtë website, këto websajtet të lëvizjshëm me i ba. Po, ma bën edhe në ministri, e paguaja prej MABETEX’in…ne nuk kishim fonde në ministri me ba këtë. Ai e bën atë, dhe unë e nominoj si këshilltar të jashtëm. E vetmja mundësi për me ia dhanë një letër që ai punon aty që me mujt me hy ai në ministri”, deklaron Pacolli në emisionin e Arbana Osmanit.

Prej atëherë, thotë se e ka mbajtur afër vetes dhe se ai ka qenë i pranishëm në tubime partiake e takime që ka zhvilluar.

E fotot që kishte me të, Pacolli thotë se filluan të keqpërdoren pas rastit të vrasjes së Liridonës.

“Kur ndodhi kjo tragjedia me të, mediat, sidomos në Shqipëri, e kanë trajtu aq keq këtë mënyrë…Ai djalë ka qenë po pak invaziv. Nëse të kish taku qetu, menjëherë kish ardh me telefon a bën një selfie. Edhe ai ka qenë një fetishist i madh i të qenit me njerëz të famshëm. Normalisht ku kam qenë unë, ai ka qenë gjithmonë aty në fotografi. Nëse kam qenë me dikënd tjetër, ai është fotografu afër. Normalisht ka pas shumë fotografi në Facebook’un e tij. Këto ia filluan me u keqpërdorë prej disa njerëzve të ligë këtu në Shqipëri”, deklaron ai.

Pacolli thotë se mediat në Shqipëri përmendin gjoja se Naimi ishte biseksual dhe se ai kishte një histori me të dhe se e mbronte.

“Më kujtohet ky emisioni te Grida Duma. Ka qenë një njëri që ai thotë se po ka shumë fotografi me të edhe këtu flitet për jetën e dytë po mendoj të Naimit. Edhe ai u bë në atë fluksin kur flisnin për të, se ai informatat i ka prej prokurorisë në Kosovë, të freskëta. Se ai ka qenë biseksual gjoja se edhe a e di tash ia fillojnë jo dyshime, po aso përfolje.

Jo që më ka lënduar por e ka lënë një shije të keqe, për arsye se unë vijë prej një familje fisnike ku ndoshta nëse ka një kundërshtar i kësaj, po mendoj, i këtij trendit të ri, ndoshta unë do të isha. Më fal ndoshta unë jam primitive, por unë kurrë nuk do të shkoja në një paradë për me I mbrojtë ata krenarët, që krenohet”, ka thënë Pacolli.

Ai ka rrëfyer edhe një bisedë që ka pasur me djalin e tij, që thotë se i kishte parë këto raportime në rrjete sociale.

“Duhet me u kujdes edhe për dinjitetin e njerëzve. Djali im i dytë e ka pa në titkok një gjë të tillë edhe po vjen më thotë “babi çka po thojnë”. Ai është i vetëdijshëm, thotë “a janë budallë ata njerëz që e bëjnë këtë”.I thom po babait budalla janë”, ka deklaruar Pacolli.

Të ngajshme

Lajmi i fundit: Detonim në Zubin Potok, dëmtohet kanali Ibër-Lepenc

Donat Hashani

Rovena Stefa ankohet në Big Brother VIP Kosova: Muzika më la pa u martuar e pa krijuar familje

Erzana Fazliu

Gruda i PDK-së: Do ta shkrijmë epërsinë VV-së deri në fund të fushatës (VIDEO)

Donat Hashani