Telenews

Policia ndalon garat me vetura në Prizren

Dje Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren, së bashku me patrullën e Stacionit Policor Prizren- Veri, kanë punuar në parandalimi i garave të shpejtësisë.

Gjatë patrullimit, afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te parkingjet përreth bizneseve, Policia ka hasur një numër të automjeteve, ku disa nga to kanë shkaktuar kundërvajtje të ndryshme.

Patrullat kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion.

Gjithsej janë shqiptuar 17 gjoba për kundërvajtësit.

Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.

Policia njofton se do të vazhdojë të parandalojë këto aktivitete të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim.

Të ngajshme

Detaje nga kërcënimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës (VIDEO)

Donat Hashani

Raportohet se kërcënimi është arsyeja pse deputetët u desh të largohen nga Kuvendi

Donat Hashani

Përurohet nënkalimi në Ferizaj, Aliu: Më i madhi në historinë e Kosovës

Donat Hashani