Telenews

Prizrenasi e goditi zyrtarin e Postës së Kosovës, e vëllai i tij më pas e rrahu dëshmitarin e rastit

Një person sot e ka goditur me mjet të fortë një zyrtar të Postës së Kosovës në qendër të Prizrenit, rreth orës 12:40.

Mësohet se incidenti në fjalë ka nisur pas një përplasje që patën për parking.

Nga ky rast viktima, zyrtari i Postës së Kosovës, ka pësuar lëndime trupore.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, për rajonin e Prizrenit, ka pohuar se menjëherë pas këtij rasti të përfshirët dhe dëshmitarët janë intervistuar në stacion policor.

Sipas Bytyqit, pas përfundimit të procedurave, gjatë rrugës për në shtëpi është sulmuar me një mjet të fort njëri nga dëshmitarët, kësaj radhe nga vëllai i të dyshuarit të parë.

“Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka intervistuar të gjitha palët e përfshira”, tha Bytyqi.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që i dyshuari i dytë është në kërkim.

Bytyqi theksoi se policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rastit në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Të ngajshme

Ali Ahmeti: Hill e konfirmoi që vetëm Millosheviqi e konsideronte UÇK- në si kriminele dhe askush tjetër

Donat Hashani

E fundit, PZAP merr vendim për ankesën e PDK-së për Mitrovicën e Jugut

Donat Hashani

Bastisje në tri lokacione në Rahovec, kapet arsenal armësh – tre në pranga

Donat Hashani