Telenews

Ramosaj betohet si kryetar i Deçanit, premton transparencë dhe zhvillim për qytetarët

Në Kuvendin komunal të Deçanit është mbajtur sot seanca konstituive, ku u betua kryetari i rizgjedhur, Bashkim Ramosaj, si edhe i asamblistët e rinj.

Kryetari Ramosaj, i cili fitoi zgjedhjet me 50.98 për qind të votave, premtoi qeverisje të drejtë, transparente dhe me llogaridhënie për qytetarët e Deçanit.

Në fjalën e tij pas betimit, Ramosaj u shpreh krenar për besimin e qytetarëve dhe theksoi se puna do të jetë fokusi kryesor i mandatit të tij.

“Jam sot këtu para jush me krenarinë që çdokujt ia jep ky qytet. Krenari përnjerëzit e ndershëm, bujar e punëtorë të këtij qyteti. Krenari deri në mburrje me të drejtë të cilën trashëgojmë edhe nga paraardhësit tanë që sakrifikuan që ky qytet të jetë i tillë e të ketë historinë e krenarinë e tillë. Qytetarë të nderuar, duke qenë përjetësisht mirënjohës për besimin tuaj. Do të jem shërbëtor i përulur në funksion të qëllimeve, synimeve tona të përbashkëta…Si kryetar i komunës, qytetar i këtij vendi, do të vazhdoj të flasë me punë, sepse ky ishte edhe slogani ynë, slogani i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në këtë pjesë do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë për zotimet tashme të deklaruara për çdo sektor të jetës. Për arsimin, shëndetësinë, mirëqenien, infrastrukturën, zhvillimin ekonomik e turizmin, kulturën, rininë, sportin, trashëgiminë e kështu me radhë”, ka theksuar Ramosaj.

Ai rikujtoi sfidat historike të qytetit dhe rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm.

“Duke qenë i bindur në idenë që po bëjmë punë të ndershme e të mirë për këtë qytet, vlerësoj që do të jemi një qytet modern e kampion brenda shtetit të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, gjatë gjithë rrugëtimit tonë duhet të kemi parasysh një qytet që nuk ka ekzistuar, më ’99, një qytet që është përballë me shumë mungesa, një qytet i cili ka rilind jetën e këta banorë e kanë rilind jetën në këtë qytet. Ende sot vazhdojmë të jemi përfaqësues të shumë  personave që janë të zhdukur, e trupat e tyre nuk janë të gjendur, ende vazhdojmë të kemi ëndrra të mëdha për jetën tonë, familjet tona, për standardin i cili duhet të ndërtohet për mirëqenien e çdo familje në këtë vend. Andaj, kërkoj nga ju që të bëhemi model i mirë i bashkëpunimit dhe arritjeve të rezultateve që i kemi të përcaktuara”, ka thënë Ramosaj.

Seanca konstituuive është udhëhequr nga asamblisti më i vjetër në moshë, Mustafë Selmanaj.

Të ngajshme

Osmani pret në takim Terras: Vazhdimi i masave mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm

Valjeta Turkaj

Rrëzohet një aeroplan ushtarak rus

Valjeta Turkaj

Begaj viziton Kosovën

Valjeta Turkaj