Telenews

Ramush Haradinaj kujton nënshkrimin e marrëveshjes që i dha fund luftës në Kosovë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 27-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila shënoi tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, pas krimeve ndaj popullatës shqiptare të paarmatosur.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i Aleancës tha se lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë, arriti të fitojë mbështetjen e shteteve demokratike dhe NATO-s, të udhëhequr nga SHBA, e cila për tre muaj bombardoi Jugosllavinë, regjimin gjenocidal të Millosheviqit

Postimi i plotë:

Lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë, arriti të fitojë mbështetjen e shteteve demokratike dhe NATO-s, të udhëhequr nga SHBA, e cila për tre muaj bombardoi Jugosllavinë, regjimin gjenocidal të Millosheviqit.

Marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar 27 vjet më parë, shënon tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, pas krimeve ndaj popullatës shqiptare të paarmatosur.

Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Amerikës dhe botës demokratike për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Të ngajshme

Rritet interesimi për vaksinim kundër fruthit, mbi 1 mijë doza të dhëna në Prishtinë gjatë majit

Rrezarta Ramaj

Soni vazhdon të flasë për Florin: “Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht”

Rrezarta Ramaj

Grand Blue Fafa, destinacioni ideal për pushime pranë bregdetit

Rrezarta Ramaj