Telenews

Real Madridi e “demolon” Valencian dhe shkëputet në krye të La Liga-s

real-madridi-e-“demolon”-valencian-dhe-shkeputet-ne-krye-te-la-liga-s

Real Madridi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Valencias, në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

“Los Blancos” i arkëtuan pikët e plota falë një paraqitje fantastike, ku triumfuan me rezultat të thellë 4-0.

Real Madridi e nisi fuqishëm me Jude Bellingham që tentoi nga distanca, por portieri mysafir bëri super pritje për t’ia mohuar golin.

Sidoqoftë, shkaku i një prekje të topit me dorë, gjyqtari akordoi penallti – të cilën e konkretizoi Kylian Mbappe për të kaluar Realin në epërsi (19’).

Francezi pastaj dyfishoi epërsinë me një vollej të bukur pas asistimit të Arda Guler (31’).

Reali kishte rastin e artë për golin e tretë, sidoqoftë Vinicius Jr dështoi nga pika e bardhë.

Megjithatë, një minutë pas huqjes së brazilianit, Jude Bellingham realizoi nga distanca për ta dërguar rezultatin në 3-0 (44’).

Real Madridi ishte më kërkues edhe në pjesën e dytë, ku Mbappe për pak sa nuk e kompletoi het-trikun me një tjetër vollej por portieri mysafir prapë ishte në vendin e duhur.

Fitoren e thellë e vulosi mbrojtësi Alvaro Carreras me një supergol (82’).

Real Madridi vazhdon si lider në La Liga, duke shkuar në kuotën e 30 pikëve, plot shtatë mbi Villarrealin derisa Valencia qëndron në pozitën e 18-të me nëntë sosh./Telegrafi/

Të ngajshme

Rikthimi bombastik, Verratti i ofrohet gjigantit italian

KushtrimGuraj

“Do të dërgojë në burg dhe do të jetë fundi i karrierës tënde” – Ylli i Chelseat merr kërcënim serioz nga gjykatësi

KushtrimGuraj

Rikthimi “bombë”, Verratti i ofrohet skuadrës së madhe të Serie A

KushtrimGuraj