- Në një atmosferë më shumë si mbërritja e një sheiku apo presidenti në samit sigurie, Profesori Pëllump Pilinçi mbërriti në Kosovë i rrethuar nga truprojat, që dukej sikur po mbronin një bankë qendrore.
Në një mision që ai vetë e quan “Ribashkimi i trojeve shqiptare”, profesori u shfaq në zemër të Dardanisë me një delegacion që duket se kishte më shumë sigurim se vetë presidenti i SHBA-së në ndonjë vizitë zyrtare.
Ajo që la mbresa ishte skena: kamera, duartrokitje dhe një numër truprojash që mund të konkurrojnë edhe një paradë ushtarake.
“Nuk ka fe, as parti që e ndal ribashkimin,” deklaroi Prof. Pilinçi, ndërkohë që truproja dukeshin gati për çdo “kërcënim” imagjinar.