Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një shpërthim në rrugën kryesore në Uglar të Zubin Potokut, si pasojë e së cilit u dëmtua një kanal i rëndësishëm i Ibër Lepencit.
Bëhet e ditur se nga ky kanal furnizohet KEK-u, përmes së cilit kryet procesi i ftohjes së termocentraleve dhe Ujësjellësi Rajonal “KRU Mitrovica”.
Nga shpërthimi i sotëm ka rrezik që të preket funksionimi i KEK-ut, si dhe furnizimi i qytetarëve mitrovicas me ujë të pijshëm.
Policia e Kosovës janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.