Telenews

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Grave

Çdo vit më 8 Mars, shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Grave u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork. 8 Marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Grave 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Grave”.

Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Grave’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 Marsi njihet si “Dita e Grave”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Të ngajshme

Polonia aktivizon avionët luftarakë pas sulmeve në Ukrainë

Hafize Elshani

Vrasja në Kolovicë, kërkohet paraburgim për njërin nga të dyshuarit që ishte plagosur

Donat Hashani

Aktori Lulzim Rexha diagnostikohet me kancer, ka nevojë për ndihmën tuaj

Donat Hashani