Telenews

Spanja dhe Gjermania ndajnë pikët – gjermanët me shpresë për kualifikim

Gjermania për herë të parë kampionatin botëror e fitoi atë që u zhvillua në Zvicër në vitin 1954, kur si Gjermani Perëndimore pati mposhtur 3 me 2 Hungarinë.

Për herë të dytë, Kupën e Botës Gjermania Perëndimore e fitoi në vitin 1974, ku në finale kishte fituar 2 me 1 ndaj Holandës, kampionat që ishte zhvilluar po në Gjermani.

Për herë të tretë Gjermania Perëndimore kishte arritur në finalen e vitit 1990 në Itali, duke fituar minimalisht 1 me 0 ndaj Argjentinës.

Si Gjermani e bashkuar ka vetëm një Kupë të Botës, të fituar në vitin 2014 kur sërish pati mposhtur Argjentinën 1 me 0, kësaj here në kohën shtesë, kampionat që u mbajt në Brazil.

Sa i përket kombëtareve që kanë fituar më së shumti Kupa të Botës prinë Brazili me 5 tituj, Gjermania dhe Italia kanë nga 4, Argjentina, Franca dhe Uruguai nga 2 dhe Anglia e Spanja nga 1 titull të Kupës së Botës.

Të ngajshme

Puthja që tronditi Spanjën, Prokuroria kërkon kaq vite burg për Rubiales

Donat Hashani

KBF Bashkimi e mposht Penzën me juniore, bilanci 100% në Ligën Unike

Donat Hashani

Ndërroi jetë ditë më parë, KB Trepça e nderon tifozin dhe përkrahësin e madh të klubit Altin Ponari

Donat Hashani