Telenews

“Terroristët kanë vëzhguar policinë nga droni” – Sveçla publikon fotografitë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje të reja sot lidhur me sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveqanit.

Në një konfrerencë për media së bashku me kryeministrin Kurti, ministri Sveçla ka potencuar se sulmi terrorist ishte i mbështetur e përkrahur nga strukturat shtetërore serbe dhe qëllimi kryesor ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Sveçla ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin, duke publikuar edhe fotografi e fakte se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës ka qenë e vëzhguar nga terroristët përmes dronëve, ku ka publikuar edhe disa fotografi.

Lidhur me sulmin e 24 shtatori sot është deklaruar edhe kryeministri Kurti, i cili po ashtu ka shtuar se priten sulme të reja nga grupet terroriste serbe.

Sipas kryeministrit Kurti, përpos grupeve të mirë organizuara, në lëvizje është vënë edhe Ushtria e Serbisë..

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

KushtrimGuraj

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

KushtrimGuraj