Telenews

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

trump-njofton-fundin-e-sanksioneve-ndaj-sirise

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA do të heqë të gjitha sanksionet ndaj Sirisë, duke e cilësuar këtë si një hap drejt një kapitulli të ri për vendin e Lindjes së Mesme.

Deklarata u bë publike në prag të një takimi të paralajmëruar për nesër mes Trump dhe presidentit sirian Ahmed al-Sharaa, i cili ka marrë drejtimin e vendit pas rënies së regjimit të Bashar al Assad.

“Sanksionet ndaj Sirisë, që u vendosën gjatë sundimit të ish-diktatorit Bashar al Assad, ishin brutale dhe shkatërruese,” tha Trump, duke shtuar se ato kishin shërbyer për një “funksion të rëndësishëm në atë kohë”.

“Por tani është koha e tyre për të shkëlqyer. Po i heqim të gjitha. Fat të mbarë, Siri  na tregoni diçka shumë të veçantë,” deklaroi ai.

Ky zhvillim shënon një ndryshim të madh në qëndrimin e SHBA-së ndaj Sirisë, pas më shumë se një dekade sanksionesh të ashpra ekonomike dhe diplomatike, të cilat synonin të izolonin regjimin e Asadit dhe të nxisnin tranzicionin demokratik.

Dje, Trump kishte lënë të kuptohej se mund ta “ndihmonte Sirinë”, duke deklaruar se sanksionet aktuale “nuk u japin shumë mundësi për të filluar nga e para”.

Ndërsa pritet takimi i tij me presidentin Sharaa, vëzhguesit ndërkombëtarë po ndjekin nga afër nëse ky vendim do të pasohet nga bashkëpunim i ri diplomatik, ekonomik apo strategjik mes SHBA-së dhe Sirisë.

Të ngajshme

“Të fal”, i thotë Kim Kardashian grabitësit në gjyqin e Parisit

Erzana Fazliu

Kusari: Kryeministri me ide të gabuara, le të sigurohet t’i ndalë sulmet ndaj mediave

KushtrimGuraj

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

KushtrimGuraj