Telenews

U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mbajtur takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn të shtunën në lagjen Pejton të Prishtinës.

Burime të mirëinformuara me takimin kanë bërë të ditur për Insajderin se temë diskutimi ka qenë çështja zgjidhjes së ngërçit politik në Kuvendin e Kosovës.

Poashtu u mësua se për Nismën Socialdemokrate janë diskutuar mundësia që të udhëheqë dy ministri: Atë të Infrastrukturës dhe Arsimit.

Ndërkaq, nuk bëhet e ditur se është diskutuar që Limaj të jetë propozimi për kryekuvendar, bën të ditur ky burim.

I njëjti burim ka thënë për Insajderin se pritet edhe një raund tjetër i takimeve Kurti-Limaj.

Takimi Kurti-Limaj zgjati rreth dy orë.

Të ngajshme

Ahmeti i jep tender të negociuar mbështetësit të tij

Donat Hashani

KRU “Prishtina” tregon arsyen e rëndimit të furnizimit me ujë

Donat Hashani

Kujdes: Shqipëria pritet të përballet me një valë të tëmperaturave të larta, deri në kaq gradë pritet të jetë javën tjetër

Donat Hashani