Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, ka treguar se EULEX-i ka marrë nga banesa e tyre telefonin e tij e laptopin e punës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka sqaruar se i është marrë edhe telefoni i djalin edhe pse nuk vendim nuk ishte evidentuar që të konfiskohet.
Falziu pohoi se sjellja e prestarëve të EULEX-it ka qenë korrekte dhe se nuk kanë kërkuar diçka konkretet veç se kanë kontrolluar.
“Telefoni që ka fotografi familjare e shoqërore, laptopin e punës që punoj në KEDS. Më erdhe keq që edhe telefonin e djalit e morë, nuk e kishin në letër”.
“Sot është banesë e të gjithëve nuk ka kryeministër që s’u kanë këtu, sjellja e tyre ka qenë korrekte, të gjitha dokumente që i kanë marrë i ka kthyer në vend. Kanë kontrolluar, kanë pasur foto e dokumente të UÇK-së, por nuk iu interesuan”.
Kurse avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.
Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.