Telenews

VJEN SPONSORI I PARË PËR FILMIN E UÇK-SË

Pas iniciativës për krijimin e një projekt filmik për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, është lajmëruar edhe mbështetësi i parë në aspektin financiar.
Kompania gjigante e ndërtimit në Kosovë, ”Al Trade” ka ofruar mbështetje të madhe financiare për këtë projekt madhor, madje marrëveshja është nënshkruar sot edhe zyrtarisht.
”Al Trade Center” ka nënshkruar sot kontratën e sponsorizimit me produksionin filmik “Black Tiger Productions L.L.C”, për mbështetjen e realizimit të filmit i cili është i pari në historik që i dedikohet komplet dhe ekskluzivisht luftës heroike të UÇK-së.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, pronari i kompanisë ”Al Trade Center”, z. Sokol Gashani, është shprehur i nderuar që ju dha mundësia që krahas shumë aktiviteteve tjera, ta mbështesë këtë film me vlera kombëtare.

Derisa, përfaqësuesi i kompanisë realizuese, z. Ferid Berisha “Shkupi”, u shpreh mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e kësaj iniciative sa me vlera, po aq edhe të rëndësishme për historinë mbarëkombëtare. /Telenews.al/

Të ngajshme

Treg kokaine në pyll, dënohen dy shqiptarë në Francë

KushtrimGuraj

Foto e rrallë e heroit Jusuf Gërvalla me vajzën Donikën, sot Ministre

KushtrimGuraj

Rusi, reperi i njohur bën vetëvrasje për të mos shkuar në luftë

KushtrimGuraj