Telenews

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur S. B, e cila ka raportuar se vajza e saj 14-vjeçare, S. B, ishte larguar nga shtëpia dhe familja nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, më vonë djali i ankueses kishte pranuar një telefonatë nga një person që ishte prezantuar si prindi i një të mituri tjetër.

Ai kishte njoftuar familjen se vajza ishte larguar bashkë me djalin e tij, por se as ai nuk kishte arritur të kontaktonte me të birin dhe nuk dihej ku ndodheshin.

Pas raportimit, Policia ka nisur hetimet dhe me konsultim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.

Të ngajshme

Kthehet nga Gjermania dhe e gjen shtëpinë e thyer – i zhduket pushka e gjuetisë në Pejë

KushtrimGuraj

Reali e mbyll me fitore sezonin në La Liga

Blearta

Golf 9 do të ketë ngjashmëri me modelin e Golf 4

Blearta