Telenews

1 mijë e 904 gjoba dhe 68 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Policia rajonale e Ferizajt ka publikuar të dhënat për sigurinë në komunikacion gjatë javës së kaluar, ku janë shqiptuar 1 mijë e 904 gjoba kundërvajtëse dhe janë regjistruar 68 aksidente.

Sipas policisë, gjatë periudhës 10–16 gusht 2026, për shkak të shkeljeve të rënda në trafik janë pezulluar 19 patenta shoferi.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 68 aksidente, prej të cilave:

  • 33 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 53 persona;
  • 35 aksidente me dëme materiale.

Policia rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

Njëkohësisht, policia u ka bërë apel shoferëve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Qytetarët janë ftuar që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose numrit kujdestar 192.

Të ngajshme

Ramush Haradinaj përkujton Skender Çekun në 28-vjetorin e vdekjes

Yllka Gashi

Java e bekuar në QKUK: 157 foshnja erdhën në jetë

Rrezarta Ramaj

Benzema dhe Al-Hilal prishin raportet, sulmuesi francez drejt largimit

Rrezarta Ramaj