Telenews

10 klube u licencuan për garat evropiane, vetëm FC Suhareka jo

Komisioni i Shkallës së Parë në kudër të Departamentit të Licencimit në Federatën e Futbollit të Kosovës ka marrë vendimet për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s,.

Ky licencim lidhet me edicionin garues 2025/26.

Në total kanë aplikuar 11 klube, nëntë nga Superliga e meshkujve dhe dy nga Superliga e femrave, ku dhjetë nga këto klube e kanë kaluar me sukses këtë proces.

Klubet e licencuara janë Drita, Ballkani, Malisheva, Ferizaj, Prishtina, Gjilani, Llapi, Dukagjini.  Ndërsa te femrat Dukagjini dhe Mitrovica.

Klubi i vetëm të cilit i është refuzuar licenca është FC Suhareka.

Të ngajshme

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG –

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani zbulon çfarë po e penalizon Hoffenheimin –

KushtrimGuraj