Telenews

10 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.221 doza të vaksinës.

“Deri më sot 822.041 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.605 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 806 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514”, thuhet në njoftim.

Në total numri i rasteve aktive është 431.

Të ngajshme

Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, me një simptomë të re dalluese

KushtrimGuraj

OBSH: Shumë sëmundje lindin si pasojë e vetmisë

KushtrimGuraj

Pse duhet të kalosh më shumë kohë pranë detit

Erzana Fazliu