Telenews

100 euro gjobë për parkim të veturave në gjelbërim

Inspektorët e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës kanë ndërmarrë masa ndëshkuese kundër dy qytetarëve që janë kapur duke parkuar mjetet e tyre në hapësira të gjelbërta.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Komuna e Prishtinës, të dy qytetarët janë sanksionuar me gjoba në vlerë prej 100 euro secili për shkeljen e rregullave të parkimit.

“Të nderuar qytetarë, është i ndaluar rreptësisht parkimi i veturave në gjelbërim. MOS PARKONI në këto hapësira, pasi do të përballeni me gjoba, bazuar në rregulloret përkatëse.”

Njoftimi vazhdon duke paralajmëruar se nëse veprimet e ndaluara si ky parkim jo i autorizuar do të përsëriten nga të njëjtit persona, atëherë do të zbatohen masa shtesë sipas legjislacionit në fuqi, duke sinjalizuar një qëndrim të ashpër dhe zero tolerancë kundër këtyre veprimeve.
Ky veprim i Komunës së Prishtinës vjen si përgjigje ndaj nevojës për të ruajtur hapësirat e gjelbërta të qytetit dhe për të ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit dhe të parkimit.

 

Të ngajshme

NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Valjeta Turkaj

Thaçit i hiqen kufizimet për vizita me një person, i mbeten në fuqi për të tjerët

Valjeta Turkaj

Humbja tragjike e jetës së tre qytetarëve të Kosovës në Vjenë, Konjufca u shpreh ngushëllime familjarëve

Valjeta Turkaj