Telenews

100 mijë njerëz ishin në Windsor për t’ia dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshës

Rreth 100 mijë njerëz ishin sot në Windsor për t’ia dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, sipas policisë së Thames, duke shtuar se i falënderon të gjithë për bashkëpunimin dhe mbështetjen.

“Forca dëshiron të falënderojë banorët vendas, bizneset dhe vizitorët, përfshirë turmën prej 100 mijë njerëzish që ndoqi qytetin sot, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre”, tha një zëdhënës.

Në deklaratën e lëshuar thuhet se ky ishte një nga operacionet më të mëdha që kishte ndërmarrë ndonjëherë policia britanike, me gjithsej dymijë oficerë nga Policia e Thames dhe 28 forca të tjera të Mbretërisë së Bashkuar që u angazhuan në qytet gjatë ditës, shkruan Skynews.

“Ka qenë një privilegj për policinë e Thames që të përmbushë detyrën tonë të fundit ndaj Madhërisë së Saj dhe të mundësojë një ngjarje të sigurt, derisa ajo prehet në St Georges Chapel Windsor”, thuhet tutje në deklaratën e policisë.

Të ngajshme

Takimi Kurti-Hamza, këto janë tri çështjet që u diskutuan

Rrezarta Ramaj

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Rrezarta Ramaj

Këta janë folësit në natën e 12-të të protestës ‘’Jo në emrin tim’’

Rrezarta Ramaj