Telenews

11-shja e mundshme e Kosovës ndaj Rumanisë

Primoz Gliha mund të ketë dilema të vogla, por në përgjithësi mbrojtjen dhe pjesën goditëse të ekipit nuk ka fort arsye ta lëvizë, pasi që të gjitha telashet e Kosovës vijnë nga mesfusha ku nuk po ka futbollistë që po mbajnë topin për të krijuar.

Përgjithësisht, duke parë 11-shen e ndeshjes së kaluar ndaj Zvicrës si dhe duke pasur parasysh kundërshtarin e radhës, Kosova pritet të dalë me këtë 11-she në përballje ndaj Rumanisë, ku do të kërkojë pikët e radhës në kuadër të rrugëtimit kualifikues drejt EURO 2024.

Kosova ka barazuar pa gola me Rumaninë në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, gjatë qershorit të këtij viti. Rumania ka aktualisht 9 pikë në grup dhe nuk ka pësuar disfatë ende në asnjë ndeshje. Kosova ka 4 pikë dhe ka një humbje të regjistruar.

KOSOVA XI:

Arijanet Muric;

Amir Rrahmani,
Fidan Aliti,
Leart Paqarada,
Mërgim Vojvoda;

Betim Fazliji,
Florent Muslija,
Florian Loshaj,

Milot Rashica,
Bernard Berisha (Ermal Krasniqi)
Vedat Muriqi.

Të ngajshme

Dortmundi eliminon Lillen, në çerekfinale takohet me Barcelonën

KushtrimGuraj

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori e tregon në gjyq foton tronditëse

KushtrimGuraj

Armand Duka për rastin e Etnik Brrutit: Dera është e hapur, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne!

Erzana Fazliu