Telenews

11 vjeçarja dyshohet se u dhunua për herë të tretë, tani në strehimore

Pa kaluar as një vit nga dhunimi i dytë i të miturës e njohur si 11-te vjeçarja, ajo dyshohet se u dhunua për herën e tretë.

Dyshimet janë se dhunimi ka ndodhur në Strehimoren që strehon Viktimat e Trafikimit, ose e njohur ndryshe si Strehimorja e Sigurisë së Lartë.

Dyshimet janë se akti i dhunimit është kryer nga një viktimë tjetër e mitur, e strehuar në këtë strehimore.

Të dy viktimat aty ishin me qëllimin e mbrojtjes dhe rehabilitimit të tyre.

“Prokurori për të mitur pranë Prokuroria Themelore në Gjakovë me datën 16. maj .2023 ka nxjerrë Aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të mitures, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte për të kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 par.7 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër është kryer ndaj një të miture tjetër që ka qenë e strehuar në strehimore”, thuhet në konfirmimin përmes emailit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për emisionin UDHËVE në RTK.

Edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë e konfirojmë për Udhëve se e dyshuar si e dhunuar është viktima e njohur për publikun si 11-të vjeçarja.

Por nuk kanë pranuar që të japin informata se me çfar lloj viktime tjetër kemi të bëjmë e cila tani është si e dyshaur për Dhunim, gjatë kohës sa ishte duke u trajtuar në Strehimore.

“Viktima e dhunimit është e njohur si “11 vjeçarja” në rastin e mëhershëm”.

Për rastin nuk kanë pranuar të pronocohen Policia e Kosovës. Por e kanë konfirmuar që kanë iniciuar rast për vepren penale të Dhunimit.

Ata përmes një emaili kanë thënë se “Bazuar në të gjeturat dhe moshën e viktimës, është iniciuar rasti ‘dhunim’ dhe në prokurori është dërguar kallëzim penal”.

Në lidhje me këtë rast nuk kanë pranuar që të prononcohen Ministria e Punëve të Brendshme, kompetencë e cilës është Strehimorja e Viktimave të Trafikimit, ku dyshohet sa ka ndodhur dhunimi, dhe as nga insitucionet tjera përgjegjëse.

Ky rast edhe pse i njohur për organët e drejtësisë, është tentuar që të mbahet i mbyllur për publikun.

Për këtë nuk është i njoftuar as Avokati i Popullit të Kosovës.

“Nëse vërtetohet se dicka e tillë ka ndodhur atëhërë është situatë teper e rëndë… vërtetimi i një dyshimi të till është një alarm që rastet e tilla mos me u perseritë, dhe që përgjegjësit me dal para përgjegjësisë”, ka thënë për emisionin UDHËVE, Avokati i Popullit Naim Qelaj.

Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës kanë shprehur shqetësimin e madh se si një rast i tillë ka ndodhur brenda Strehimores.

Shqetësimi kryesor mbetet se nga dy viktima, tani kemi një viktimë të riviktimizuar dhe një viktimë të kthyer në të dyshuar për dhunim.

“Kjo është në tragjedi shumë e madhe që tregon se sa pak punohet me viktimat që janë viktima të formave të ndryshme të dhunes me bazë gjinore e sidomos kur është rasti me të mitur, e cka po e bënë edhe më tragjike është se këtë herë dhunimi paska ndodhë në dyer të institucioneve të vendit në strehimore ku vajza do të duhej të ishte e mbrojtur”, ka thënë Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu