Sot janë bërë 12 vite nga largimi në mënyrë të dhunshme i Lapidarit të UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, lapidar ky që ishte vendosur para objektit të Komunës në Preshevë atë kohë.
Lapidari,as tani kur kanë kaluar 12 vite nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e të gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.
Largimi me dhunë i pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, kurse tani po kalojnë mbi tri dekada nga mbajtja dhe organzimi i mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars të vitit 1992.
Në këtë ditë kjo hapësirë para objektit të Komunës së Preshevës do të duhej vizituar edhe nga krerët më të lartë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.
Simbolika e 20 Janarit,është tepër e madhe në 12 vjetorin e heqjes së Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës është shumë dimensionale dhe ky gjest e veprim i strukturave më të larta, do prodhonte efekte pozitive, do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për struktura institucionale e veçmas do të ishte një mbështetje për popullatën e kësaj Krahine.
Vizita, si veprim do të kontribonte që sa më shumë opinioni i gjërë Shqiptarë dhe ai ndërkombëtar të njoftohet, alarmohet dhe sensibilizohet nga pësimet e diskriminimit që janë duke u bërë kësaj Krahine.
Kjo krahinë shqiptare vazhdon të mbetët rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën, është krahina më e diskriminuar në gjithë Evropën. Kur kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje të të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.
Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup, Prishtinë e gjetiu, por edhe në çdo cep të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe hapësira tjera etnike shqiptare.
Autori i vështrimit është Refik Hasani – 20 janar 2025