Telenews

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet në QKUK

Një rast tronditës ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Ferizaj, ku një 13-vjeçar ka pësuar lëndime në duar nga mjetet piroteknike.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se i mituri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë, derisa patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor.

“Më datë 17.12.2025, rreth orës 16:50, policia ka pranuar informacion se në Qendrën Emergjente në Ferizaj është pranuar për trajtim mjekësor një fëmijë 13-vjeçar, i cili, sipas mjekëve, kishte pësuar lëndime në duar nga mjete piroteknike. Pas trajtimit fillestar, fëmija është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor”, tha Veseli.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka udhëzuar hapjen e një Shënimi zyrtar – Lëndim me mjete piroteknike”.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar ende.

Të ngajshme

Çmimet e rrymës mbeten të pandryshuara edhe për vitin 2026 në Shqipëri

Erzana Fazliu

Rast tragjik në Junik: Një grua gjendet e vdekur në një shtëpi – një tjetër pa vetëdije, në gjendje të rëndë

Valjeta Turkaj

Burgim i përjetshëm për ish-anesteziologun francez që helmoi 30 pacientë

Valjeta Turkaj