Telenews

Një grua ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit të mërkurën rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku në një veturë kanë hasur një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës (grua) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia e Kosovës që sipas tyre, dyshimet e para thonë se bëhet fjalë për vrasje nga arma e zjarrit.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetim për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rastit.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj