Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Kaçanik, pasi që nga mbrëmja e së shtunës nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 10 gusht 2025, rreth orës 11:00, nga nëna e saj, e cila ka deklaruar në polici se vajza e saj, A.J., ishte zhdukur që nga ora 23:50 e datës 9 gusht, teksa ndodheshin në një dasmë në fshatin Doganaj të Kaçanikut.
Sipas përshkrimit të dhënë nga nëna, e mitura kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza dhe një maicë ngjyrë të gjelbër, është e gjatë rreth 165 cm.
Familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj, ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës.