Telenews

14 vjet nga vrasja e heroit të Kosovës, Enver Zymberi

Sot mbushen katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri Jarinjë dhe Bërnjak.

Në mëngjesin e 26 korrikut 2011, ROSU, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.

Por ROSU hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Të ngajshme

Kurti: Enver Zymberi e Afrim Bunjaku dhanë jetën duke mbrojtur sovranitetin shtetëror

Donat Hashani

Vriten gjashtë persona dhe mbi 160 plagosen derisa po prisnin ndihma në Gaza

Donat Hashani

Deri në kaq orë pritjet për të hyrë në Kosovë

Donat Hashani