Telenews

17-vjeçari nga Gjilani që dy javë i zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur 17-vjeçarin, Xhengiz Hyzeiri.

Hyzeiri është shpallur person i humbur që nga data dy e këtij muaji, dhe policia ka ndërmarrë përpjekje për gjetjen e tij.

Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me adresë banimi në rrugën ‘Lufta e Gjilanit’, qyteti Gjilan, është shpallur person i humbur që nga data 02.01.2026, dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe përpjekjeve për gjetjen e personit, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave”.

Ata kanë kërkuar që personat që kanë ndonjë informacion të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, përmes emailit, ose numrit kujdestar “192”.

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj