Telenews

IPK-ja arreston dhe suspendon nga puna një polic, dyshohet se rrahu gruan e tij

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Në komunikatën e IPK-së, thuhet se rasti ka ndodhur dje pasdite në Graçanicë.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar dje një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Graqanicë ka kryer veprën penale dhunë në familje. Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje në orët e pasdites në Graqanicë”, thotë IPK-ja.

Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij dhe viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

“Graçanicë 31.12.2024-15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta ka pranuar tretma mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Rriten kolonat për të dalë nga Kosova, kaq orë pritja për mërgimtarët…

Donat Hashani

Drenusha tregon si e përjetoj vdekjen e babait

Erzana Fazliu

I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjeku jep detaje për gjendjen e tij

Erzana Fazliu