Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit maj janë raportuar 18 raste të dhunës në familje.
Sipas policisë, 11 raste kanë ndodhur në Ferizaj, 5 raste Shtime, 1 në Kaçanik dhe një tjetër në Shtërpcë.
Për krahasim, gjatë majit të 2014-ës, ishin të raportuara gjithsej 19 raste të dhunës në familje.
“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit maj 2025 ka shënuar zbritje prej – 5 %, krahasuar me muajin maj të vitit 2024”, thonë nga Policia Rajonale e Ferizajt.