Telenews

18 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Në Vjenë të Austrisë, më 10 mars 2007, mbaruan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, si dhe të dërguarit e Serbisë Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari,.

Ahtisaari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai gjithashtu njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohej Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaarit, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, më 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën./Telenews.al/

Të ngajshme

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Valjeta Turkaj

iPhone i palosshëm vjen në fund të vitit 2026?

Erzana Fazliu

Rama: Mund të mos garoj për deputet më 11 maj, mund të mos jem në listë

Erzana Fazliu