Telenews

Xhaxhai në Pejë e lë nipin në rrugë, ia merr hisen (VIDEO)

Vdekja e gjyshërve në vitin 2017 shënoi një pikë kthese të dhimbshme për Fabian Mehmetin, kur ai u largua dhunshëm nga shtëpia e tij në Pejë, që ishte strehë e fëmijërisë.

Babai i Fabianit kishte vdekur vite më parë, ndërsa xhaxhai Gazmendi, pas ndarjes nga jeta e gjyshërve, kërkoi që nipi i tij të largohej nga shtëpia.

Fabiani tashmë ka 24 vjet.

Nga viti 2018 nuk jeton më në shtëpinë e fëmijërisë, kjo pasi siç thotë ai, xhaxhai e detyroi gjyshin ta transferonte të gjithë trashëgiminë në emër të tij.

Ai tregon se xhaxhai ia mori shtëpinë me dhunë, ani pse e njëjta ishte pronë e përbashkët familjare.

I riu nga Peja, thotë se gjatë këtyre viteve asnjëherë nuk pati një vend të sigurt për ta futur kokën.

Fabiani kërkon asgjë më shumë se hisen e vet.

 

Të ngajshme

Të dhënat e fundit nga KQZ, nga kaq vota fituan Kurti, Hamza e Abdixhiku

Donat Hashani

Plagosja në Prishtinë, më të rejat e fundit

Donat Hashani

Parashikimi i motit për sot

Donat Hashani