Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se do t’i drejtohen me një letër presidentes, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.
Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se ende nuk kanë pranuar ndonjë letër nga Kuvendi sa i përket kësaj çështje.
“Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi. Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltari për media në Presidencë.
PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja kanë votuar sot kundër raportit për verifikimin e mandateve. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk e kanë votuar raportin, pasi e vlerësojnë se ai është kundërkushtetues.