Telenews

Aksidenti me një të vdekur në rrugën Prishtinë Gjilan, viktima dyshohet se ishte zyrtar policor

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si shkak e një aksidenti të rëndë mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Insajderi merr vesh se dyshohet se viktima ishte zyrtar policor dhe nuk ishte në detyrë.

 

 

Viktima ishte i moshës 64 vjeçare.

Ahmeti nga Policia e Kosovës tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti

Të ngajshme

Ambasadorja Ziv: Kosova shteti i parë ballkanik mbështetës i SHBA-së dhe Izraelit në sulmin ndaj Iranit

KushtrimGuraj

Rama ia fal me 60 lekë litrin, jahti i miliarderit të njohur furnizohet me naftë në Durrës

Donat Hashani

MPB ndan 120 mijë euro për blerje të biletave për stafin, planifikon të paguajë rreth 450 euro për një

Donat Hashani