Telenews

Aksioni anti-kontrabandë në Vërmicë, arrestohen oficeri dogranor dhe transportuesi i mallrave

Një oficer doganor dhe një transportues mallrash janë arrestuar sot në Vërmicë, në një aksion Anti-kontrabandë.

Të dy janë ndaluar për 48 orë.

Doganieri dyshohet për vepren penale “Keqpërdorim i detyrës zytare” derisa i dyshuari tjetër për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe “Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore”.

Gjatë këtij operacioni është identifikuar dhe parandaluar një tentim kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara – konkretisht mbathje sportive me marka të mbrojtura.

“Pas zbulimit të këtij rasti, janë njoftuar Hetuesit e Doganës së Kosovës të cilët, në koordinim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme. Nga veprimet hetimore janë siguruar prova të mjaftueshme që vërtetojnë se zyrtari doganor, gjatë ushtrimit të detyrës, ka dështuar të përmbushë obligimet ligjore, duke mundësuar hyrjen e këtyre mallrave në territorin e Kosovës pa kontroll dhe duke shmangur pagesën e detyrimeve doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të plotë për forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e tregut të brendshëm dhe integritetin e institucionit, duke ndjekur penalisht të gjitha rastet e abuzimit me detyrë dhe veprimtaritë e paligjshme që dëmtojnë ekonominë e vendit.

Të ngajshme

A po vjen PDK-RLL? Spekulime për një subjekt të ri politik në Drenas

Erzana Fazliu

Arrestohen katër persona në Pejë, dyshohen për zjarrvënie

Donat Hashani

Presidentja për bllokadën institucionale: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Donat Hashani