Telenews

2 Ton publikon bashkëpunimin me Negon dhe Tarton

Reperi i njohur, 2 Ton ka sjellur një tjetër këngë të re me videoklip.

Projekti mban titullin “Criminal” dhe është një bashkëpunim i reperit nga Ferizaj me Negon dhe Tarton.

Kënga është pjesë e albumit të ri të reperit “Passion” ndërsa vetëm tani është lansuar me klip, që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Ndërkohë, theksojmë që për melodinë dhe tekstin janë përkujdesur vet artistët. Producent i saj është Nego teksa puna për videoklipin iu besua ‘N’pik Creative’.

Kujtojmë që 2 Ton në fund të muajit maj solli albumin e ri me gjithsej 12 këngë të reja mes tyre edhe bashkëpunime.

Albumi “Passion” është publikuar në të gjitha platformat digjitale, teksa disa prej projekteve po i sjell edhe me klip.

 

 

Të ngajshme

Egli është shëndoshur shumë, paska diçka të re nga ajo – bën edhe ndryshimin e papritur në pamje, zor se do e njihnit

KushtrimGuraj

Shkencëtari i Harvardit kërkon ndihmën e Kim Kardashianit në kërkimet për gjurmimin e alienëve

KushtrimGuraj

Angela Martini 39 vjeçe, linjat e saj janë kaq perfekte!

KushtrimGuraj