Telenews

2 Ton publikon videoklipin e këngës “Gotat nalt”

Reperi i njohur, 2 Ton së fundmi ka publikuar një album të ri muzikor, që është i pari në karrierë.

Por, krahas kësaj disa prej projekteve të përfshira në album, reperi po i realizon edhe me videoklip.

Kështu ka vepruar edhe me këngën me titullin “Gotat nalt”, të cilën sot (e premte) e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe melodia e projektit janë realizuar nga vet 2 Ton, ndërsa producent i këngës është Nego.
Puna për videoklipin iu besua ‘Bug Production’, teksa masterizimi nga Don Gima.

Ndërkohë, përveç kësaj reperi gjatë kësaj periudhe mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

 

Të ngajshme

Rina Maloku kujton partnerin e saj të ndjerë Festim Isufi, në ditëlindjen e tij

Valjeta Turkaj

Tayna ‘ironizon’ me estradë: Për një orë, një milion klikime

Valjeta Turkaj

“Vëlla e Motër” – Diell dhe Hana Durmishi sjellin një këngë prekëse për lidhjen familjare

KushtrimGuraj