Për herë të parë në 20 vjet 1 euro është e barabartë me 1 dollar.
Euro është duke shënuar rënie të shpejtë të vlerës. Që nga fillimviti ka rënë për 12 për qind.
Frika nga recesioni, nga inflaconi i lartë dhe pasiguria për furnizimet me energji elektrike si pasojë e luftës në Ukrainë kanë tronditur valutën e Bashkimit Europian.
One Euro equals one US Dollar.
For the first time in the 20 year history of the €. pic.twitter.com/AXLhLbtDps
— Jack Parrock (@jackeparrock) July 12, 2022
Bashkimi Europian, që varej me 40 për qind të furnizimeve të gazit nga rrjedhat ruse para luftës, është duke u përpjekur që ta zbusë varësinë nga nafta dhe gazi rus. Njëkohësisht, Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz për disa shtete të BE-së dhe së fundmi furnizimin ia ka ulur edhe Gjermanisë për 60%.
Kriza energjetike i ndihmon po ashtu ngadalësimit të ekonomisë, që ka ngritur dyshime nëse Banka Qendrore e Evropës mund t’i përgjigjet në mënyrë adekuate inflacionit në progres.
Banka ka njoftuar së fundmi se do t’i rrisë normat e interes këtë muaj për herë të parë nga viti 2011, përderisa norma e inflacionit në eurozonë qëndron në 8.6 për qind