Telenews

Arrestohet zyrtari komunal në Gjakovë nën dyshimin për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari të administratës lokale në Gjakovë, i cili dyshohet për veprën penale të “marrjes së ryshfetit”.

Sipas njoftimit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zhvilluar hetime pas pranimit të informatave relevante, ndërsa në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe me urdhër të Gjykatës kompetente është zbatuar një masë e veçantë hetimore.

Gjatë operacionit janë siguruar prova materiale, përfshirë edhe paratë që ishin objekt i simulimit, të cilat janë sekuestruar.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, por ka vendosur të heshtë. Pas intervistimit, prokurori i shtetit ka lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh ndaj tij.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj