Sot shënohet dita e Çlirimit të Skenderajt. E pikërisht në këtë ditë 25 vite më parë gëzimi i qytetarëve të kësaj ane ishte shumë i madh.
Në një video që është xhiruar pikërisht në ditën e çlirimit, shihen edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë prezent në gëzimin e qytetarëve, shkruan Telenews.al
E për ta shënuar këtë ditë Komuna e Skenderajt ka organizuar aktivitete të shumta për ditën e sotme.

