Telenews

25 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

Në Gjakovë sot kujtohet 25 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Datat 7, 8 dhe 9 maj të  vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagje.

Për nder të rënies heroike të dëshmorëve të Gjakovës, Brigada 137 Gjakova e UÇK-së organizon homazhe.
Agjenda:
Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve\
Ora 10:15 – Homazhe në varrezat e Martirëve në kodrën e Çabratit.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani