Sot është shënuar 25 vjetori i rënies së heronjve, Rasim Kiçina e Ragip Halilaj.
Lidhur me përkujtimin e tyre ka reaguar edhe i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përcjellë Telenews.al
Ai i ka përshkruar dyshen Kiqina e Halilaj si trima dalëzotës të UÇK-së të cilët do të kujtohen përherë me nderim dhe si shembull ideal i atdhetarisë.
Vlen të ceket se dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj nga njohësit ushtarakë cilësohen si infuzion për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nëpërmjet së cilës rezultoi çlirimi dhe pavarësimi i atdheut tonë.

