Telenews

25 vjet nga rënia heroike e dëshmorit, Agron Bytyqi

 

 

Sot me 2 qershor janë bërë 25 vite nga rënia heroike e dëshmorit, Agron Bytyqi.

Dëshmori, Agron Bytyqi ishte vetëm 21 vjeç kur dha jetën për çlirimin e Kosovës, transmeton Telenews.al

Edhe pse i ri në moshë Agroni, ishte rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku morri pjesë në të gjitha betejat që u zhvilluan në Zonen e Pashtrikut, u dëshmua si një luftëtar i guximshëm.

Me një vullnet të pathyeshëm, Agroni morri pjesë në të gjitha betejat që u zhvilluan nga Brigada 124.

Për shkak të guximit të tij të pashoq, komandanti i njësitit special “Syri i Shqiponjës” Xhavit Elshani e inkuadroj Agronin dhe vëllaun e tij Jetonin në njësitin elitë të Brigadës, ku ata vazhduan kontributin e tyre.

Pas një beteje të ashpër dhe sulmeve të pareshtura serbe në fshatin Qëndresë (Randobravë), duke i ndihmuar bashkëluftëtarët e tij gjatë luftimeve, me 27 Maj Agroni plagoset rëndë, kurse nga plagët e marra me 02 Qershor 1999 merr përjetësinë duke ju bashkuar karvanit të dëshmorëve.

Miqtë e tij përcjellin fjalët e dëshmorit nga Prizreni, ku ai thoshte se “Liria fitohet me gjak dhe gjakun për atdhe duhet derdhur të gjithë shqiptarët”.

 

 

Të ngajshme

Auto Pjesë Beka kujdeset për çdo detaj të veturës suaj

Valjeta Turkaj

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës

Valjeta Turkaj