Telenews

25-vjetori i çlirimit dhe 50-vjetori i krijimtarisë, Shkurte Fejza vjen me koncert në Pallatin e Rinisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka bërë të ditur se sot në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të mbahet koncerti, “Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit”, duke filluar nga ora 20:00.

Ky koncert mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe për të shënuar edhe 50-vjetorin e krijimtarisë së Shkurte Fejzës.

“Koncerti do të jetë live dhe në të janë të përfshirë emrat më të mëdhenj të kompozitorëve shqiptarë. Bashkë me Shkurte Fejzën do të performojnë edhe këngëtarët Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe dy vajzat e Shkurtës, Gresa dhe Besiana. Koncerti do të përfshijë një reportuar të gjerë të këngëtares Shkurte Fejza” – thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Sipas njoftimit, nga këngët folklorike, popullore dhe ato të lehta që pasqyrojnë luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit shqiptar, duke u kthyer pas në kohë me copëza historie nga jeta jonë.

Po ashtu MKRS ka bërë të ditur se në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës do të mbahen edhe dy koncertet tjera: ai i Filharmonisë së Kosovës, që mbahet më 11 qershor po në sallën e madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe koncerti i tretë që do të mbahet më 12 qershor në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Aty do të performojnë: Adelina Ismaili, Juliana Pasha, Dren Abazi, Jericho, Don’t Listen to Your Neighbors, Art Lokaj, Malda Susuri & Friends dhe Adrian.

Të tri këto koncerte organizohen nën patronatin e Qeverisë së Kosovës dhe sipas MKRS-së hyrja në këto koncerte është e lirë.

 

source

Të ngajshme

Afërdita Paçarada zbulon një sekret për ndjekësit

Erzana Fazliu

Pas 5 vjetësh, moderatorja e njohur njofton largimin nga ky emision në “Top Channel”

Erzana Fazliu

Rita Ora me koncert të bujshëm në Lituani!

Erzana Fazliu