Telenews

250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane.

Këtë ditë, Haradinaj e quajti historike, teksa shtoi se sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për  Ushtrinë e Kosovës dhe popullin e saj.

“Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, për 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Përjetë falënderues për mbështetjen në momentet më vendimtare të historisë sonë”.

Të ngajshme

“E kemi paguar një çmim”: Konjufca thotë se gjuha e Kurtit pati pasoja për VV-në

Erzana Fazliu

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Erzana Fazliu

WSJ: Ushtria amerikane ndihmoi Izraelin nga ajri, toka dhe deti

Erzana Fazliu